Koncert humanitar në Strugë për të pësuarit në tërmetin në Shqipëri. Nxënësit dhe profesorët nga SHMP – Jahja Kemal – Xhunior sot në Shtëpinë e Kulturës “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë organizojnë koncert humanitar për të pësuarit nga tërmeti katastrofik që e goditi Shqipërinë.
Siç informojnë organizatorët, çmimi i biletës do të jetë i volitshëm për çdo vizitor, ndërsa mjetet e mbledhura do të dhurohen për familjet më të goditura.
Shkolla, po ashtu, po zbaton aksion për grumbullimin e ushqimit, mjeteve për higjienë dhe produkteve tjera, të cilat do të dhurohen në Shqipëri.