Nxënësit dhe profesorët nga SHMP – Jahja Kemal – Xhunior sot në Shtëpinë e kulturës “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë organizojnë koncert humanitar për të pësuarit nga tërmeti katastrofik që e goditi Shqipërinë.
Siç informojnë organizatorët, çmimi i biletës do të jetë i volitshëm për çdo vizitor, ndërsa mjetet e mbledhura do të dhurohen për familjet më të goditura.
Shkolla, po ashtu, po zbaton aksion për grumbullimin e ushqimit, mjeteve për higjienë dhe produkteve tjera, të cilat do të dhurohen në Shqipëri. bsh/
https://mia.mk/koncert-humanitar-ne-struge-per-te-pesuarit-ne-termetin-ne-shqiperi/?lang=sq