ShMP “Jahja Kemal” ishte pjesë e ngjarjes ndërkombëtare Forumi Vjetor për Ushqimin dhe Përfshirjen Sociale – Dialogu mes institucioneve evropiane dhe praktikat e veçanta në të gjithë Evropën organizuar nga FEBA – Konfederata Evropiane e Bankave të Ushqimit, mbajtur në 18 nëntor 2019 në Parlamentin Evropian në Bruksel.
Mesazhet hyrëse në ngjarjen në Bruksel u dha nga Anëtari i Parlamentit Evropian zotni Brando Benifei.
Diskutimi u ndoq nga zotni Loris Di Pietrantonio Drejtoria e Përgjithshme për Punësim,Çështjet Sociale dhe Përfshirja, zonja Angela Grigo nga Federata Evropiane e Bankave të Ushqimit, si dhe përfaqësues të organizatave kombëtare në këtë fushë nga Italia, Spanja, Irlanda, Estonia.
Fjalët përfundimtare dhe përfundimet për veprime të mëtejshme ishin përfaqësues të Federatës evropiane të bankave të ushqimit Zhak Vandenshril dhe Anëtar i Parlamentit Evropian zotni David Kasa.
Në emër të ShMP “Jahja Kemal” në forumin vjetor për ushqim dhe përfshirje sociale në Bruksel, morën pjesë drejtori i shkollës fillore zotni Ismail Erdil dhe zotni Suriya Tauk drejtori i marrëdhënieve me publikun.